Zv.ndihmës sekretari i shtetit pёr Evropё dhe Euro-Azi Hoyt Brian Yee ka filluar takimet intensive me krerët e partive shqiptare si dhe kreun e ri të parlamentit Talat Xhaferi.
Në fokus të bisedimeve është kriza politike si dhe aktivitetet e shumicës së re për formimin e qeverisë. Yee nesër
pritet të takojë presidentin Ivanov si dhe krerët e partive maqedonase.
Akoma nuk dihet nëse pas përfundimit të takimeve do të ketë deklaratë për mediat nga përfaqësuesit e partive politike dhe vetë Yee.