Shpendi paralajmëron edhe përmbushjen e zotimit të 12 – të

“Kam kënaqësinë të ju njoftoj se këtë javë do ta fillojmë programin e banimit me kosto të përballueshme. Në 3-5 vitet e ardhshme synojmë që të sigurojmë një fond banesash me kosto të përballueshme për punëtorët që vijnë nga insitucionet e shëndetit publik, të arsimit, dhe administratës së Komunës së Prishtinës. Përfituesit e banimit të përballueshëm do të përcaktohen sipas kritereve të nevojës. Gjatë javës së bashku me Dren Kukaj, Drejtor i Pronës do e bëjmë publik planin konkret për zbatimin e këtij projekti madhor për Komunën tone”, kështu ka shkruar në rrjetin e tij social kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka paralajmëuar edhe përmbushjen e zotimit të fundit, nga 12 zotimet të cilat i kishte premtuar para se të zgjidhej kryetar i kryeqytetit të Kosovës.
“Ne i kemi bërë 12 zotime, kemi punuar për këto 12 zotime, e kemi punuar edhe përtej këtyre 12 zotimeve dhe kjo shihet në raportet e punës”, kishte deklaruar Ahmeti/Sakte.net 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme