Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të kërkoj kompensim nga Gjykata e Colmarit në Francë, thotë profesori i çështjeve kushtetuese dhe anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Riza Smaka.
Ky i fundit në një prononcim për ‘Indeksonline’, ka thënë se ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për rajonin e Dukagjinit ka të drejtë të kërkoj kompensim material dhe moral dhe këtë, sipas tij, ai do ta realizojë.
“Unë pres qe Haradinaj të kërkoj dëmshpërblim. Nuk është se kam biseduar më të për këtë çështje. Por, unë pres qe ai të kërkoj kompensim dhe jam i sigurt se do të fitonte, sepse i është bërë dëm i madh më këtë ndalim”, ka thënë Smaka.
I pyetur se sa mund të jetë vlera e kompensimit, Smaka ka thënë se vlerësimi i dëmit material vështire se mund të vlerësohet.
“Haradinajt i është shkaktuar dëm i madh moral, sepse është fjala për një person publik, i cili u ndalua me akuza për krime dhe akuzat ishin të rënda. Sikur më akuzu dikënd për punë të pahijshme dhe të pandershme”, ka shtuar Smaka.
‘Indeksonline’, ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga avokati i tij, Arianit Koci, për këtë çështje, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.
Liderit të AAK-së i ishte pamundësuar kthimi në Kosovë gati katër muaj mbi bazën e një flet arresti serb të lëshuar në vitin 2004.
Pas disa seancave gjyqësore, Gjykata në Colmar mori vendim qe të refuzoj kërkesën e shtetit serb për ekstradim dhe ta lë të lirë të kthehet në Kosovë./Indeksonline/