Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq, që është kryetar i Partisë Demokratike Progresiste serbe, ka thënë se ende nuk është kontaktuar nga Qeveria për qëndrimin e tij rreth demarkacionit.
“Unë nuk mund të flas në emër të Listës Serbe, por e di që tani për tani, ende nuk kam qenë i ftuar në ndonjë takim sa i përket qëndrimit lidhur me votimin ose mosvotimin e demarkacionit”, ka thënë Rashiq, raporton KTV.
“Vota ime personale në emër të Partisë Demokratike Progresiste serbe, në të cilën jam kryetar, do të varet prej veprimeve të kryeministrit, i cili ka obligime karshi partisë politike që unë e përfaqësoj”, ka thënë Rashiq.
Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq, nuk ka pranuar të flasë nëse deputetët serbë do ta votojnë në Kuvend demarkacionin apo jo.