Kapen rreth 800 kilogramë marihuanë

Ndër aksionet më të suksesshme të Policisë, kapen rreth 800 kilogramë marihuanë

12 persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim, nën dyshimin e transportit të lëndëve narkotike.

Sasia prej 800 kilogramësh marihuanë, e kapur nga policia është bërë pas tri operacioneve, raporton KTV.

Mbi 300 kg drogë marihuanë ishin konfiskuar në operacionin e zhvilluar të dielën në rajonin e Gjakovës dhe Ferizajt.

Zyrtarët policorë, operacionin antidrogë e vlerësuan si një nga më të rëndësishmit të realizuar brenda Kosovës.

Në zonën e Gjakovës ishin kapur mbi 300 kg substanca narkotike të llojit marihuanë, ndërkohë që në Krushë të Madhe janë konfiskuar 134 kilogramë dhe në fshatin Bibaj 108 kilogramë.

Ndërsa në dy aksione të ndara Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë sekuestruar 20 kg lëndë narkotike.

Në rastin e parë, një shtetases serbe i është sekuestruar në valixhe 1.5 kg substancë narkotike të llojit marihuanë, ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në pikëkalimin kufitar të Kullës, ku një shtetasit të Shqipërisë gjatë kontrollit të makinës, i janë gjetur 18 pako te mbështjella me substancë narkotike.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme