Publikohen foto nga vrasja e familjes Hajra, rasti “Kiqina” (+16)

Faton Ramadani, vëllau i Arsim e Burim Ramadanit, të dënuar e burg për rastin e njohur si rasti “Kiqina”, në faqen e tij në facebook vazhdon të publikojë detaje nga ky rast.

Sot, Ramadani, në faqen e tij në facebook ka publikuar disa foto ku shihen viktimat e famijës Hajra, të cilët ishin ekzekutuar.

Ramadani, vazhdimisht akuza në drejtim të SHIK-ut, për të cilët Ramadani thotë se kanë kryer këtë vrasje dhe pastaj i kanë fajësuar vëllëzit e tij, të cilët ende po vuajnë burgun për këtë vrasje.

“Hamez Hajra ishte Inspektor i Serbisë, këtë person SHIK-u kishte marr ne pyetje përmes Muharrem Xhemajlit dhe Ymer Xhemajlit. Ne ende nuk e dimë se qfar tha ky inspektor, a dinte për vrasjen zhdukjen e dr.Hafir Shales, a dha emra se kush bashkëpunoj me forcat e Serbisë. Vrasësit vranë gra e fëmijë, kjo vrasje nuk arsyetohet edhe pse Hameza ishte punëtor i Serbisë ,por ata pasi vranë femijet e gra mshefen përmes udbashit tjetër Fadil Syleviqit rastin duke dëno persona te pafajshëm, qe ky montim tregon se ata vrasës ishin te pa mëshirshëm”, ka shkruar Ramdani, përcjellë “Bota sot”.

Sipas Ramdanit, vrasësit e vërtetë po e mbulojën krimin me persona të pafajshëm.

“Vrasësit e fuqishëm po e mbulojnë krimin me persona te pafajshëm e drejtësia ende po heshte! Kto foto tregojnë se ata vrasës ishin te pa mëshirshëm ndaj fëmijëve e grave ashtu qysh beri Serbia ndaj popullit Shqiptar”, shkruan Ramadani.

Image

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme