Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka emëruar anëtarin e ri të Komisionit Qendror Zgjedhor, Sami Hamitin, në cilësinë e përfaqësuesit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Këtë vendim, Thaçi e ka marrë duke u bazuar në nenin 139, paragrafi 4 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61 dhe 62 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe në propozimin e Grupit Parlamentar të LDK-së.
Anëtari i ri i KQZ-së, Sami Hamiti, sot ka dhënë betimin para presidentit Thaçi.