Veseli: Të zgjidhjet problemi i punësimit të specialistëve

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka pritur në takim dhjetëra specialistë të fushave të ndryshme të shëndetësisë të cilët të martën kanë protestuar para Kuvendit pasi që dy vite janë të papunë dhe institucionet përgjegjëse nuk u kanë gjetur zgjidhje.

Përfaqësuesi i specialistëve protestues, Arben Ademi, e ka falënderuar Veselin për pritjen e specialistëve, ndërsa ka shprehur bindjen se vetëm kryeparlamentari mund tu ndihmojë në gjetjen e një zgjidhje të përhershme për punësimin e tyre.

Ndërsa Veseli ka thënë se është e papranueshme që mbi 200 specialistë të bredhin rrugëve të papunë, ndërkohë që sistemi shëndetësor ka deficit të mjekëve dhe mjekët kosovarë po ashtu po ikin drejt vendeve evropiane për të gjetur punë.

Ai i siguroi specialistët se çështja e punësimit të tyre do të zgjidhet, ndërsa u premtoi se ai personalisht do të angazhohet në këtë çështje.

Veseli i ftoi specialistët që ta bëjnë një grup pre tre personave të cilët menjëherë do t’i takojë me ministrin e Shëndetësisë dhe Inspektoratin e Punës, për të gjetur zgjidhjen adekuate në përputhje me ligjet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme