Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se ende nuk ka marrë ndonjë propozim zyrtar lidhur me kërkesën e LDK-së rreth Demarkacionit.
Sa i përket procedimit të Demarkacionit ai ka thënë se është në dorë të Qeverisë se kur e procedon dhe ende nuk ka asgjë zyrtare, transmeton lajmi.net.
Ndërsa për mocionin kundër qeverisë, Haliti ka thënë se opozita kërkon gjithmonë zgjedhje por institucionet janë funksionale.