Rugova: Deputetët hezitues të LDK-së mëgjithatë në fund do ta votojnë demarkacionin

Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi pritet që këtë javë të shkojë në Kuvend për votim. Kjo marrëveshje si e tillë po kundërshtohet ashpër nga tri partitë opozitare Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, por edhe nga një pjesë e deputetëve të partnerëve të koalicionit qeverisës LDK-PDK.

Pavarësisht kundërshtimeve, në partinë e kryeministrit Isa Mustafa shpresojnë se deputetët e LDK-së do të votojë ‘pro’ marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova në një prononcim për ORAinfo ka thënë janë duke  punuar shumë që në momentin kur demarkacioni të shkojë në Kuvend për votim, deputetët e LDK-së ta votojën atë.

“Unë i vlerësojë deputetët tanë të cilët kanë shprehu hezitime të ndryshime. Megjithatë prapë besojë që në fund edhe ata do ta kuptojnë se është një proces i cili duhet që kryhet, sepse është në pyetje e ardhmja e qytetarëve të Kosovës, është në pyetje liberalizimi i vizave. Vendimet e rëndësishme nganjëherë janë të pakëndshme për të gjithe ne, megjithatë shteti është shtet dhe duhet ta kultovojmë si të tillë”, ka thënë Rugova për ORAinfo.

Ai ka folur edhe rreth inicitaivës së disa deputetëve të LDK-së të cilët kanë kërkuar prej Qeverisë të arrijë një marrëveshje shtesë me Malin e Zi, që pas një viti Marrëveshja me Malin e Zi të rinegociohet. Sipas tij, një ide e tillë është e mirëpritur, por vlerëson se është vështirë e realizushme.

“Është kërkesë e arsyshme sepse hapet një mundësi që në një të ardhme të afërt prapë të bisedohet kjo çëshjte, por kjo kërkesë duhet të jetë e pranueshme edhe nga Bashkimi Evropian e sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Rugova për ORAinfo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme