Ish-presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, po gjykohet në mungesë, nën akuzat për tradhti.
Gjykimi nisi në Gjykatën e Qarkut në Kiev, ndërsa Yanukovychin e përfaqësojnë dy avokatë.
Yanukovych ka braktisur zyrën në fund të shkurtit 2014 dhe ka ikur në Rusi, për shkak të protestave masive që ka shkaktuar vendimi i tij për t’u tërhequr nga një marrëveshje e rëndësishme me Bashkimin Evropian dhe për të përmirësuar lidhjet tregtare me Moskën.
Dhjetëra njerëz janë vrarë nga përpjekjet e policisë për të shtypur protestat.
Yanukovych, i cili mbetet në Rusi, akuzohet për tradhti, shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe nxitje të agresionit rus.
Autoritetet thonë se ka prova që tregojnë se ai i ka kërkuar udhëheqjes ruse të ndërhyjë.
Pas rënies së Yanukovychit, Rusia ka aneksuar Krimenë e Ukrainës dhe ka nxitur separatizmin në lindje të këtij vendi.