Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom, ka inkurajuar pozitën dhe opozitën në Kosovë për një dialog më të mirë sepse është e rëndësishme për të ardhmen e vendit. Ajo tha se vazhdimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe demarkimi i marrëveshjes për vijën kufitare me Malin e Zi janë pjesë e kritereve që duhet të përmbushen që të bëhet liberalizimi i vizave.
Këto komente ajo i bëri pas takimit me ministrin e Punëve i Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ku shprehu besimin se Kosova ka një të ardhme e evropiane, mirëpo për këtë ajo tha se autoritetet e Kosovës i kanë vënë detyra vetes për t’i përmbushur para liberalizimit dhe anëtarësimit në BE.
Sipas saj, Kosova ka nevojë për raporte të mira fqinjësore dhe procesi i dialogut me Serbinë është shumë i rëndësishëm për Kosovën, madje edhe hartimi i statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Wallstrom shtoi se edhe shpërbërja e strukturave paralele do të ishte edhe një hap tjetër drejt integrimit të komunitetit serb në strukturat e institucioneve të Kosovës.
Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj duke treguar se dialogu me Serbinë do të vazhdojë tash pas lirimit të Haradianajt, tha se në Bruksel ka kërkuar që vazhdimi i bisedimeve të kaloi në një fazë të re që të mbështetet Kosova për anëtarësim në OKB, si dhe ta njohë Serbia Kosovën si shtet.