USHTRIA E KOSOVËS SHKON NJË HAP TUTJE PËRKUNDËR TËRHEQJES SË PRESIDENTIT

Pos deputetit Bojan Mitic nga Lista Srpska, i cili përfaqëson qëndrimin e partisë së tij kundër procedimit të ligjit për ushtrinë në Kuvend, komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, kanë përkrahur Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Me këtë rast, kryetari i Komisionit, Daut Haradinaj ka bërë të ditur se shqyrtimi i amendamenteve të projektligjit, qëllimi i takimit të tyre sot, është procedimi i mëtejmë i projektligjit për ushtrinë në Kuvend

Komunikata e dërguar për media sqaron se Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, kryesuar nga kryetari i komisionit, Daut Haradinaj, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën është shqyrtuar Projektligji nr.05/L-156 për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Me këtë rast, kryetari i Komisionit Haradinaj, bëri të ditur se shqyrtimi i amendamenteve të projektligjit (37 sish) është bërë në një varg mbledhjesh paraprake, ndërkaq, qëllimi i takimit të sotëm është procedimi i mëtejmë i projektligjit.

Ai po ashtu sqaroi se me vendimin e sotëm lidhur me këtë projektligj, Komisioni do të përmbushë obligimet e tij kundruall përgjegjësive që ka.

Në favor të procedimit të mëtejmë, në harmoni me Rregulloren e Punës së Kuvendnit, përpos deputetit Bojan Mitić nga Lista Serbe, u shprehën të gjithë deputetët e tjerë të pranishëm.

Në mbledhje nuk ishte i pranishëm deputeti Rexhep Selimi, por, për qëndrimin e tij lidhur me këtë projektligj bëri të ditur kryetari i Komisionit Haradinaj.

Lidhur me këtë, kryetari i Komisionit Haradinaj njoftoi se, deputeti Selimi gjendet për vizitë në Republikën e Shqipërisë, ndërkaq, nëpërmjet telefonit ka deklaruar qëndrimin e tij në mbështetje të procedimit të mëtejmë të Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme