Një vit ka kaluar që kur Komisioni Evropian i ka dhënë rekomandimin shtetit të Kosovës për hapjen e e rrugës për liberalizim të vizave. E që nga atëherë nuk është bërë asnjë hap tjetër në këtë fushë për ti liruar qytetarët e Kosovës nga regjimi i vizave.
Qytetarët vazhdojnë ende të presin me orë të tëra para ambasadave për tu pajisur me viza
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka thënë për televizionin se të gjitha kriteret tjera janë plotësuar përveç kushtit të ratifikimit të vijës kufitare me Malin e Zi.