Në një intervistë për portalin tesheshi.al deputeti i Lëvizjes besa thotë se hymnin e ka kënduar me ndërgjegje atdhedashurie, megjithëse jo më larg se para dy ditëve i pyetur nga televizioni Alsat-M , për të njëjtën temë z. Ibrahimi tha se ishte penduar për këtë veprim.
Në vazhdim pjesë nga intervista e z Ibrahimi për portalin te sheshi:
Te sheshi:Me ç’ndërgjegje e bëtë këtë, politike apo atdhetare?
Zeqirja Ibrahimi:Nuk besoj që ka shqiptar që himnin e flamurit mund ta këndojë me ndërgjegje tjetër, pos atdhedashurisë.
Mirëpo, një veprim i tillë është i papranueshëm për Zoran Zaev i cili thotë se në atë parlament mund të këndohet vetëm himni i Maqedonisë.
https://www.facebook.com/AntpressmkOfficial/videos/829897170500520/