Zeqiri: Kosova është zemra e shqiptarisë, deklarata e Zaev ishte për opinionin serb!

Në emisionin Interaktiv, deputeti i LSDM’së, Muhamed Zeqiri ka deklaruar se nga deklarata e fundit e liderit të partisë së tij, nuk ka bëhet fjalë se Maqedonia do ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Për më tepër, i pyetur lidhur me deklarimet e Zaev se “Kosova është zemra e Serbisë”, Zeqiri ka thënë se kjo deklratë është bërë për opinion serb, sepse në fakt, sipas tij, “Kosova është zemra e shqiptarisë”.
Muhamed Zeqiri, deputet i LSDM-së në Kuvendin e Maqedonisë, ka komentuar deklaratën e shefit të tij të partisë, Zoran Zaev, që ka dhënë për mediat në Serbi se maqedonasit dhe serbët janë vëllezër dhe se “do të gjendet një zgjidhje edhe për Kosovën”.

Kjo deklaratë ishte komentuar se Zaev do ta shqyrtojë njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Por Zeqiri, në Interaktiv të KTV-së e ka mohuar një gjë të tillë.

“Nga ajo intervistë harrohen që janë thënë shumë gjëra të veçanta. Pasi që edhe në Serbi ka reagime të ashpra ndaj Zaevit që ka kritikuar politikën e Serbisë ndaj rajonit. Ai flet edhe për rastin ‘Monstra’ ku përmend se pushteti aktual është i përzier. Kështu që janë të kuptueshme reagimet. S’ka asgjë për t’u shqetësuar. Shqiptarët dhe qytetarët e njohin mirë Zaevin.

Ne jemi të interesuar që të mos mbeten marrëdhëniet siç janë tani, por të avancohen marrëdhëniet me Kosovën. Të detektojmë ku ka ngecje dhe bashkërisht të kalojmë barrierat”, ka shtuar më tej ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme