Limaj: Brenda 24 orëve mund të thirret seanca për rrëzimin e Qeverisë

Kryetari i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limaj ka konfirmuar se janë arritur nënshkrimet e nevojshme për mocionin e rrëzimit të Qeverisë “Mustafa”
Madje, ai ka thënë se seanca parlamentare mund ta mbahet edhe brenda 24 orëve të ardhshme.

“I kemi të siguruar nënshrkimet. Proceduralisht rregulat thonë: Duhet të jenë së paku 40 nënshkrime për tu futur në rend të ditës si mocion. Pastaj me 40 nënshrkime rregullorja thotë se më së largu për pesë ditë duhet të mblidhet Kuvendi. Por në qoftë se parashtruesit e mocionit kërkojnë atëherë për 24 mund të ftohet seanca e jashtëzakonshme”, ka thënë Limaj në emisioni “Politikë” të Tribuna Channel.

Limaj ka thënë se në këtë kohë ka mbetur vetëm një zgjidhje, për t’ia dhënë mundësinë vendit për zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Kemi pas thjesht një qever,ia reaguese këto vit e për këto arsyen ne kemi ardh te ideja me i dhënë një mundësi deputetëve të parlementit të Kosovës që nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme.” ka shtuar Limaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme