Senati i SHBA-së ka miratuar ligjin për buxhetin në vlerë prej 1.1 trilion dollarësh, që do të financojë qeverinë deri në shtator
Pas votimit në Senat, ligji do t’i dërgohet presidentit Donald Trump, i cili pritet ta nënshkruaj.
Ky ligj autorizon shpenzimet federale deri në fund të vitit fiskal, që është 30 shtatori. Kongresi dhe Presidenti duhet të kalojnë një ligj të ri për buxhetin për vitin e ri fiskal, i cili nis në muajin tetor.
Për të marrë mbështetjen edhe të demokratëve për buxhetin, negociatorët është dashur që të heqin kërkesat fillestare të Trumpit për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën dhe të mos rrisin shpenzimet për ushtrinë, aq sa presidenti Trump ka kërkuar./rel/