Policia franceze ka zbuluar 370 kilogramë kokainë në vlerë rrugore prej 50 milionë eurosh në një fabrikë të Coca-Coles në fshatin francez, Signes.
Kokaina, e fshehur në qese midis një porosie të lëngut të portokallit, ishte sjell në Francë përmes një kontejneri nga Amerika Jugore, transmeton Express.
Policia franceze ka nisur një hetim në fshatin Signes në jug të Francës.
Kapja e 370 kilogramë kokainës është më e madhja ndonjëherë në tokën franceze.
Prokurori i Toulon, Xavier Tarabeux, ka thënë se kokaina ka vlerën rrugore prej 50 milionë eurove, si dhe iu referua asaj si befasi shumë e keqe.
Është hedhur poshtë mundësia se punëtorët e fabrikës së Coca-Coles janë të përfshirë në këtë, ndërsa hetimi policor ka për cak gjurmimin e origjinës së kokainës.