Opozita dorëzoi në Kuvend mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Deputetë të Nismës për Kosovën në orët e mëngjesit kanë dorëzuar në Kuvend mocionin për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

Mocionin e kanë dorëzuar Pal Lekaj i AAK-së, Aida Dërguti i VV-së dhe Enver Hoti i Nismës për Kosovën.

 

Enver Hoti nga Nisma për Kosovën në një deklaratë për Telegrafin tha se sot në orët e mëngjesit është dorëzuar në Zyrën për parashtresa të Kuvendit të Kosovës mocioni për rrëzimin e qeverisë.

Ai tha se tashmë presin që Kryesia e Kuvendit të Kosovës të mblidhet dhe të caktojë një seancë të jashtëzakonshme.

Hoti konfirmoi se ka edhe deputetë nga radhës e pozitës, saktësisht PDK-së që tashmë kanë nënshkruar mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme