Këto janë 9 arsyet pse duhet të rrëzohet kjo Qeveri, sipas deputetëve (Dokument)

Qeveria e Isa Mustafës duket se do të rrëzohet gjatë javës së ardhshme, përmes një mocioni në Kuvendin e Kosovës. Gazeta Express ka siguruar listën me emrat dhe nënshkrimet e 40 deputetëve, aq sa duhet për të ngritur mocion votëbesimi ndaj Qeverisë. Në dokumentin e siguruar nga Express, renditen nëntë arsye që, sipas deputetëve, duhet të rrëzohet Qeveria “Mustafa”.

Ndër arsyet që përmenden janë 9 dëme, që, sipas tyre, kjo Qeveri ia ka shkaktuar vendit. Arsyeja e parë është kontrata me “Countour Global” për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e re”. Përmendet kriza e thellë energjetike në vend, dështimi i Qeverisë për anëtarësimin e Kosovës në ENTSO, që do të nënkuptonte fillimin e punës për ndërtimin e interkonjeksionit me Shqipërinë.

Arsyeja e katërt, sipas deputetëve, është licencimi i Telekom-Serbia në Kosovë.

Arsyeja e pestë është mosrespektimi i kontratës KEDS-KESCO në raport me punëtorët. Më pas përmenden sigurimet shëndetësore dhe zaptimi i bordeve nga partitë në pushtet, dhe arsyeja e tetë është gjoba mbi PTK-në nga Arbitrazhi në lëndën e “Z-Mobile”, ku PTK do të detyrohet t’ia paguajë rreth 30 milionë euro Blerim Devollit.

Arsyeja e 9 përmendet Ligji për “Trepçën”.

Është interesant se ndër arsyet se pse duhet të rrëzohet kjo Qeveri nuk përmendet Demarkacioni e as Asociacioni, dy prej arsyeve që opozita e ka bllokuar totalisht jetën parlamentare tash e 3 vjet.

Ky është dokumenti i plotë:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme