Ushtria amerikane zhvendos të tjera trupa nga Gjermania në Poloni

Komanda ne Evropë e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara ka thënë se 100 trupa dhe selia e tyre taktike janë rivendosur nga Gjermania në Poloni, për të ndihmuar forcat amerikane që tashmë janë të vendosura në atë rajon.

 

Rreth 6 mijë trupa amerikane janë vendosur këtë vit në këtë rajon, pas veprimeve të Rusisë në lindje të Ukrainës. SHBA ka kërkuar po ashtu prezencë më të madhe të trupave aleate.

Komand evropiane e SHBA-së, ka thënë se selia e tyre taktike është rivendosur më 29 prill në qytetin perëndimor të Poznanit, për të komanduar forcat në rajon, ku SHBA nuk ka pasur prezencë të konsiderueshme ushtarake në të kaluarën.

Rajoni përfshin Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë, Gjermaninë, Sllovakinë, Hungarinë, Rumaninë dhe Bullgarinë.

Misioni ka thënë se kjo rivendosje do të rrisë aftësinë për të reaguar më shpejt dhe për tu mbrojtur në mënyrë më efikase nga çdo kërcënim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme