Partia e Selës kërkon llogari nga MPB-ja dhe Ministria e Mbrojtjes

Lëvizjë për Reforma – PDSH kërkon nga MPB-ja dhe Ministria e Mbrojtjes që të japin llogari juridike dhe institucionale për shkak të, siç thuhet, nuk kanë vepruar në mënyrë profesionale në kohën kur ndodhën zhvillimet në Kuvendin e Maqedonisë, ku u sulmuan fizikisht gazetarët dhe deputetët e shumicës parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Taip Jusufit nga kjo parti, ministritë e lartëpërmendura shkelën Ligjin për mbrojtje, Ligjin për shërbim në URM, Ligjin për MPB dhe Kodeksin profesional, duke lejuar protestuesit e dhunshëm që letësisht të futen në Kuvend për të kryer dhunë ndaj të zgjedhurve të popullit.
Jusufi thotë se me këtë rast është njollosur nami i ushtrisë dhe policisë së vendit, duke vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e të pranishmive në Kuvend, duke marrë pjesë në shkelje disciplinore dhe vepra penale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme