VV: S’kemi kurrfarë konsulta me LDK-në, do ta kundërshtojmë demarkacionin

Raportimet e disa mediumeve se Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur konsultimet me Lëvizjen “Vetëvendosje”, me “izën” e shefit të ekzekutivit, për një afrim ose partneritet të mundshëm, po dalin të pavërteta. Kështu të paktën kanë konfirmuar përfaqësues të partisë së Visar Ymerit.

“Nuk ka diçka të vërtetë. Është spekulim i mediave. Siç e dini, ne e kemi përkrah mocionin dhe jemi që kjo qeveri të rrëzohet sa më shpejtë”, ka thënë për “Indeksonline”, zëdhënësi për informim, Shkodran Hoti.

Ndërsa për votimin e demarkacionit që pritet të ndodhë të hënën në Kuvend, ai ka thënë se do ta kundërshtojnë në formën më të mirë të mundshme.

“Ne e kundërshtojmë këtë Marrëveshje ashtu siç e kemi kundërshtuar që nga fillimi. S’mund të flas tash për format por do ta kundërshtojmë në mënyrën më të efektshme”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme