Mustafa: Demarkacioni procedohet më 8 maj

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendësin e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, ku u bisedua për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Gjatë bisedës, sipas një komunikate për media, veçmas u diskutua për nevojën që të procedohet pa vonesë në Kuvend Projektligji për ratifikimin e marrëveshje për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, si një prej marrëveshjeve më të rëndësishme për vendin.

“Kryeministri Mustafa dhe zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee, u pajtuan që të hënën Qeveria t’ia procedojë Kuvendit të Republikës së Kosovës Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi”, theksohet në komunikatë.

Si rrjedhim, Qeveria e Kosovës do të mblidhet të hënën dhe ky projektligj do të përcillet në Kuvendin e Kosovës, konfirmohet në komunikatë.

Aty thuhet po ashtu se Hoyt Yee e konsideroi vendim të duhur adresimin e kësaj çështjeje të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj, duke shprehur bindjen se kjo marrëveshje do të votohet nga të gjithë deputetët e Kuvendit.

Zotimi i Mustafës për procedimin e demarkacionit në Kuvend vjen në ditën kur Kryesia e Kuvendit ka miratuar mocionin e opozitës, sipas të cilit, të mërkurën Kuvendi voton për rrëzimin e qeverisë aktuale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme