LSDM i bën ofertë Besës për Qeveri, Kasami e shtang Zaevin me përgjigjen!

Pas zgjedhjes të Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të RM-së, kreu i LSDM-së Zoran Zaev ka nisur takimet e para me kryetarët e partive politike BDI, BESA dhe LR-PDSH si pjesë e shumicës prej 67 deputetëve.
Sipas informacioneve jozyrtare mësojmë se insistimi i Zaevit është i madh që Lëvizja Besa të jetë me çdokusht pjesë dhe kjo për arsye se një pjesë e madhe e udhëheqësisë të LSDM-së e shohin Lëvizjen Besa si garancë për të pastruar krimin dhe korrupcionin nga BDI e cila disa mandate ka bashkëqeverisur me VMRO-DPMNE.
“Fakti që Lëvizja Besa i ka pesë deputetë dhe me këtë betonohet shumica prej 67 deputetëve jep garancion se kjo qeveri mund të qeverisë me vendin plot katër vite, ndërsa pa pjesmarrjen e Lëvizjes Besa do kemi shumicë shumë të paqendrueshme dhe presioni i opozitës mund të imponojë shumë shpejt zgjedhje të reja parlamentare. Prandaj me çdokusht duhet që Lëvizja Besa të jetë pjesë e qeverisë dhe për këtë ne në LSDM jemi të gatshëm të bëjmë lëshime për të arritur shumicën prej 67 deputetëve” thotë përfaqësues i lartë i LSDM-së për Monitor.mk
Sipas po këtij burimi mësojmë se LSDM i ka ofruar Lëvizjes Besa 1 zv.kryeministër, 2 ministra, 3 zv.ministra dhe 3 sekretarë shtetërorë si dhe drejtori të rëndësishme që janë në kuadër të qeverisë.
Nga LSDM thonë se edhe faktori ndërkombëtar preferon që Lëvizja Besa të jetë pjesë e qeverisë reformuese për shkak se ata kanë humbur besimin në BDI dhe pikërisht Lëvizjen Besa e shohin si partner për të realizuar reformat e kërkuara për integrimin e vendit në NATO dhe BE.
Përndryshe Lëvizja Besa ishte surpriza e zgjedhjeve të 11 dhjetorit ku arriti të fiton pesë mandate deputetësh në Kuvendin e RM-së dhe u pozicionua si partia e katërt më e madhe në vend.

Mirëpo, burime të portalit Sakte.net bëjnë të ditur se BESA as që ka dashur të dëgjojë për këto oferta pa u diskutuar procesi i fillimit të Ridefinimit të shtetit, ndërsa kryetari i Besës, z. Bilall Kasami në takim me Zaevin ka shprehur habinë se si janë bërë biseda të tilla midis BDI dhe LSDM derisa z. Ziadin Sela ndodhet ende në trajtim mjekësor pas sulmit të kobshëm në parlament./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme