KQZ-ja anulon pushimet vjetore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lëshuar të premten një qarkore për stafin, nëpërmjet së cilës ka kërkuar që nga e hëna t’i anulojnë pushimet vjetore, merr vesh “Koha Ditore”.

 

Kjo përbën një indikacion tjetër për zgjedhje të parakohshme.

Muajin e shkuar institucioni që i organizon zgjedhjet ka ndërmarrë edhe veprime të tjera mobilizuese.

E ka hartuar planin operativ për zgjedhje, si dhe e ka finalizuar projektbuxhetin për to. Mbështetur në planin preliminar, kostoja e zgjedhjeve të parakohshme do të jetë rreth 6 milionë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme