Është organizuar nën një tendë të ngritur në qendër të Pejës, të premten, një panair njëditor, në të cilin janë ekspozuar punime të ndryshme të punuara prej fëmijëve me nevoja të veçanta, kryesisht prej atyre me sindromën Down, që frekuentojnë “Qendrën për jetë ta pavarur”, që ndodhet në fshatin Vitomiricë, të Pejës, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo është hera e parë që këta fëmijë ekspozojnë kreativitetin e tyre në një panair të këtillë në Pejë, më qëllim që t’i tregojnë shkathtësitë e veta dhe që punimet e tyre edhe t’i shesin. Drejtuesja e “Qendrës për jetë të pavarur”, Fitore Cena – Haxhihasani, thotë se ky panair u kushtohet kryesisht personave me sindromën Down.