Kryeministri Isa Mustafa, ka nisur ditën me një adresim përmes profilit të tij në Facebook për ndjekësit e tij. Ka thënë se Qeveria të cilin ai e drejton rriti mirëqenien.
“Të dashur miq, kjo Qeveri rriti deri në 65 % pensionet kontributdhënëse dhe 25 % asistencën sociale. Kjo Qeveri nisi dhënien e pensioneve për veteranët e UÇK-së, çështje e premtuar dhe e zvarritur 15 vjet. Përfunduam përgatitjet dhe fillojmë me sigurimet shëndetësore nga 1 korriku 2017. Mirëqenia sociale po rritet dhe do të ngritet”, ka thënë Mustafa.
Java e ardhshme është vendimtare nëse Mustafa do të vazhdojë të mbetet kryeministër, pasi opozita ka bërë nënshkrimet për mocionin e mosbesimit për Qeverinë ndërsa PDK-ja duket se është e interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje.