Detaje të reja mbi vrasje e kryetarit të komunës së Bogovinës- Hazbi Idrizi

Njeriu që ka shtënë në drejtim të kryetarit të komunës së Bogovinës është Q.A (1964).

Pasi ka shtënë me armë zjarri në trupin e Hazbi Idrizit, ai ka tentuar të bëj vetëvrasjes, duke shtënë një plumb ne trupin e tij.

Për shkak të lëndimeve të rënda ai është dërguar për kurim në klinikat e Shkupit.

I dyshuari për vrasjen e Hazbi Idrizit ka qenë ish i punësuar në komunën e Bogovinës.

********

Është plagosur me armë zjarri disa çaste më parë kryetari i Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi.

Sipas informacioneve ai është plagosur me 6 plumba. Informacionet flasin se gjendja e tij është kritike.

Detaje të reja në lidhje me rastin do të ju sjellim më vonë.

Mësohet se ajo që filloi si zënkë verbale mes Hazbi Idrizit dhe një ish të punësuari në Komunën e Bogovinës, identiteti i të cilit ende nuk dihet, përfundoi në përleshje me armë zjarri ku ky i fundi plagosi për vdekje Hazbi Idrizin ndërkohë mësohet se në gjendje kritike për jetën është edhe një person tjetër.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme