I dyshuari në vrasjen e kryetarit të komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi i cili pas vrasjen qëlloi edhe vetën, ka vdekur derisa i ishte nënshtruar intervendimit në qendrën emergjente në Shkup, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Maqedonisë.
Sipas informatave paraprake i dyshuari për vrasjen e kryetarit Idrizi, ishte një ish-punonjës të komunës. Ai kishte parkuar makinën e tij në afërsi të Komunës së Bogovinës dhe ishte drejtuar te një byrektore ku në atë moment ishte i ulur kryetari.
Pas një grindje të shkurtër me kryetarin e komunës, ai kishte shtënë disa herë me armë në drejtim të tij duke i shkaktuar edhe vdekjen e kryetarit të Bogovinës.