Bekim Sali: Çairi është me BESË, koha që të keqen e quajtur BDI ta përballim me drejtësinë

Bashkimi Demokratik për Integrim, 15 vite pas dominimit absolut në skenën politike në Maqedoni, u përgjysmua për nga numri i mandateve dhe votave, sikundërse edhe PDSH. Forcat e reja politike zëvendësuan të vjetrat duke iu determinuar edhe veprimet politike gjë që prodhoi një realitet të ri në Maqedoni. Lëvizja BESA u legjitimua si forca e dytë politike, ndërsa në bastione që dikur konsideroheshin të BDI – së, siç ishte komuna e Çairit, ajo doli edhe si parti e parë. Kryetar i degës së Çairit nga radhët e Lëvizjes BESA është stomatologu i njohur shqiptar, Bekim Sali.

Në një intervistë për portalin Almakos, Sali ishte shprehur se kjo është arritur falë punës, entuziazmit dhe vullnetit të shumë aktivistëve të rinj gjë që kishte rezultuar me fitore bindëse të Lëvizjes BESA në këtë komunë shqiptare.

“Entuziazmi dhe vullneti, po duke ia shtuar këtu edhe dëshirën e qindëra aktivistëve të rinjë të cilët nuk dallonin ditën dhe natën për të qenë në dispozicion të kauzës dhe për ti thënë mjaft të keqes që reflektonte BDI me vite të tëra gjatë qeverisjes së tyre në pushtet, ishte faktori kyç i këtij suksesi të Lëvizjes BESA në Çair. Kështu duke qenë dëshmitar të aktiviteteve të njëpasnjëshme dhe strukturimit të mirrëfilltë të kuadrove nëpër gjitha nëndegat e degës së Çairit, rezultati pozitiv ishte i pashmangshëm dhe parasegjithash i shumëpritur. Por një gjë duhet pranuar se ne ishim vetëm autorët e këtij ndryshimi, ndërsa Zoti na shpërbleu për mundin dhe qëllimin tonë”, kishte deklaruar Bekim Sali./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme