Selmani: Të kërkohet përgjegjësi për dhunën nga VMRO-DMPNE-ja

Përgjegjësia që VMRO-DPMNE e bart për dhunën në Kuvend duhet të kërkohet me emra dhe mbiemra dhe jo të përgjithësohet, kështu vlerëson ish zv.kryeministri Imer Selmani. Sipas tij, në parti ekziston një degë racionale e cila tashmë disa kohë është e vetëdijshme se politikat e Gruevskit janë të këqija për partinë dhe atë e vënë në izolim të plotë, dhe të cilëve u bie përgjegjësia që ata politika të këqija t’i korrigjojnë.

Edhe gazetarja Oliver Trajkovska vlerëson se kreatori i dhunës në Kuvend duhet të kërkohet në kryesinë e VMRO-DPMNE-së. Megjithatë, ajo thekson se përgjegjësia vështirë se do të zbardhet me strukturën aktuale që është në organet kompetente.

Unë personalisht dyshoj se deri tek ndryshimi i qeverisë mund të presim disa fillime të mbara në Ministrinë e Brendshme. Ta zëmë se Çavkov ka dështuar dhe ka pasur vetëm një tog. Si është e mundur që vetëm në një tog, rreth nëntëdhjetë njerëz rreth Kuvendit, t’i sillni pikërisht ata që u drejtohen me ‘ti’ të gjithë kriminelëve? Për mua është e papranueshme që njerëzit në uniformë njihen me të gjithë kriminelët dhe njerëzit e nëntokës, deklaroi gazetarja Olivera Trajkovska.
Selmani dhe Trajkovska në emisionin “360 gradë” thanë se prioritetet kryesore të qeverisë së re duhet të jenë stabilizimi i ekonomisë, rikthimi i besimit në gjyqësor dhe përkushtimi i integrimit evropian.

Alsat-M

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme