Lirohen 82 nxënëse të rrëmbyera 3 vite më parë nga militantët islamikë të Boko Haramit

Militantët islamikë të grupit Boko Haram i kanë liruar 82 nxënëse nga grupi prej 276 nxënësve që i rrëmbyen para tri viteve nga një shkollë në verilindje të Nigerisë, njofton zyra e presidentit nigerian.

 

Ato iu dorëzuan autoriteteve nigeriane në shkëmbim të të dyshuarve të Boko Haramit pas negociatave, transmeton Express.

Vajzat do të priten nga presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari në Abuja.

Para lirimit më të fundit, rreth 195 vajza ende figuronin të zhdukura.

Ndërsa numri i të dyshuarave të Boko Haramit të liruar nuk është bërë publik./Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme