Bregu lëshon dy kritika të forta për Lulzim Bashën!

Ka mbaruar mbledhja urgjente e thirrur nga Lulzim Basha në selinë blu, teksa në dalje, deputetja Majlinda Bregu ka kritikuar edhe njëherë qëndrimin e opozitës për të mos u bërë pjesë e zgjedhjeve parlamentare.
Duke folur për median, Majlinda Bregu ka kritikuar gjithashtu dhe “Gëzimin” e demokratëve për mosmbajtjen e zgjedhjeve në Kavajë, të cilën vetë Basha do ta quante një fitore të opozitës.

Deputetja Bregu gjithashtu është shprehur se ajo është e bindur se në 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje, por detyra kryesore e PD-së deri më tani, është që rindërtojë veten, një tjetër kritikë kjo e adresuar ndaj liderit të saj Lulzim Basha i cili mbylli vitin e shkuar ciklin e zgjedhjeve dhe emërimeve të reja në PD.

“Nuk e shoh me vend që të heshtet përpara një situate, më të rëndën që po kalon PD. Nuk mund të hesht për bojkotimin e zgjedhjeve. Një frikë nuk mund të më ndahet, frika se po i japim alibi Ramës dhe mazhorancës që të mbretërojnë në një qetësi të pashoq në parlamentin tjetër.

Miqtë tanë ndërkombëtarë s’e kanë lënë vetëm PD-në as në 97-ën. Zgjedhjet që nuk zhvillohen nuk duhet të konsiderohen fitore, siç ishte rasti i Kavajës. S’e gjej me vend që ne të jemi ata që ata i lënë qytetarët në një klimë tensioni.

Kam frikë se në mos u shpiktë ndonjë jetë politike në Mars, vazhdimi i luftës politike jashtë institucioneve nuk e bën Partinë Demokratike më të mirë. Ky shqetësim nuk është vetëm i imi, është halli i atyre demokratëve sot që do të mbeten të papërfaqësuar.

18 qershori nuk do të jetë ditë zgjedhjesh, nuk mund të trajtohet sikur të jetë 29 nëntori i Enver Hoxhës. Pas kësaj situate detyra kryesore e çdo demokrati është rindërtim i PD-së.”- tha Bregu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme