Greqia e përkrah stabilitetin e Maqedonisë, por nuk do të heq dorë nga kërkesat e saj në kontestin për emrin, ka thënë shefi i diplomacisë greke, Nikos Kosias në një intervistë “Realnews”.
“Nuk e di kush dëshiron të bëj presion, të gjithë e dinë se ne nuk biem në presione dhe se nuk heqim dorë nga ajo që vlerësojmë se është e drejt për interesat e popullit tonë dhe principet dhe vlerat evropiane”, ka thënë Kosias.