Gazetari Parim Olluri “gozhdon” Fisnik Ismailin: I pari je për budallaki dhe banalitet

Gazetari Parim Olluri ka goditur dy figura qesharake të politikës së Kosovës, Zafir Berishën dhe Finsik Ismailin, të cilët nuk mund t’i nxjerrin 5 fjalë pa përmendur fjalë të ndyta. Olluri, në një postim në Facebook, i ka quajtur ata “të pagdhendur”. Më pas, të dytë kanë reaguar, natyrisht me fjalë nga më të ndytat.

 

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, ka goditur Fisnik Ismailin dhe Zafir Berishën, dy deputetë qesharakë të Kuvendit të Kosovës.

“Zafir Berisha eshte perfaqesuesi ma tipik i shumices se deputeteve. I pagdhendur dhe i padijshem deri ne skajshmeri. Taksat tona shkojne per pagat e majme te tipit te Zafir Berishes dhe Fisnik Ismailit, “binakut” te Zafirit perkah fjalori banal”, ka shkruar Olluri.

I mënjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili.

“Parim, mirë që e ceke se veç për fjalor banal tek jam binjak me të, sepse për intelekt, punë, sinqeritet e drejtësi, me qet fjalor të flliqtë që e kam, ty, Zafirin, edhe krejt mahallën tande në nji koqe ju mbaj. *Banaliteti ishte i qëllimshëm”, ka shkruar ai.

Olluri, ndërkaq, ia ka numëruar më pas ngarendjen e tij pas tenderave publikë përmes marrëveshjeve më zyrtartë të PDK-së.

Siç dihet, Ismaili ka marrë vetëm nga PTK mbi 3 milionë euro.

“Per banalitet e budallaki, ta jap doren. Je ende nje “femije i rritur i llastuar”. 1.Intelekt ndoshta ke, por ende nuk e ke shfaq. 2.Pune-besoj qe te llogaritet ngarendja neper tendera milionesh kur ishe nje zvarranik i shkelqyeshem i njerezve te PDK-se. Ka qene e mundimshme. 3.Sinqeritet e drejtesi- e pakomentueshme. 4. Koqe-realisht nuk ke. Eshte e verejtshme deshira jote me nejte afer atyre qe kane”, ka shkruar Olluri.

Më pas, debati ka degraduar.

Zafir Berisha, ndërkaq, ka qenë pak më i matur se sivëllai i tij, Ismaili.

“Parim Olluri dhe barkëqitjet tjera si ai, mundë të vazhdojn sa të dojn me ofendime dhe sajime të poshtra siç jan edhe duke bërë, por një gjë nuk duhet ta harrojn ,, se kunkulli mbi ujë nuk do t,i shkonë gjithmon,, do të thoshte populli”, ka shkruar Berisha, deputet i Nisma për Kosovën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme