Burime të portalit Sakte.net bëjnë të ditur se deputetja nga radhët e PDK’së, Flora Brovina mund të ndodh të votojë kundër demarkacionit, rrjedhimisht, kundër vullnetit të saj të partisë. Nuk bëhen të ditura arsyet e një qëndrimi të tillë, mirëpo para pak ditësh në opinion u plasua një bisedë telefonike e Adem Grabovcit ku ai dëgjohej teksa ofendonte me fjalët më të rënda këtë deputete, duke e cilësuar edhe si “idiote”./Sakte.net