Partia Demokratike e Kosovës i dha fund koalicionit qeveritar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, pas 3 vitesh bashkëqeverisjeje.
Me 78 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenime, Kuvendi votoi mocionin e mosbesimit për Qeverinë “Mustafa”, prodhim i një krize paszgjedhore të vitit 2014. Pas rrëzimit pritet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat, sikurse në Shqipëri, mund të mbahen më 18 qershor.
Marrëveshja e vitit 2014, që parashikonte Mustafën kryeministër dhe Thaçin president, ishte arritur në fund të 6 muajve bllokimi institucional, pasi si kryetar i LDK-së ai kishte bashkuar votat me dy partitë e tjera në opozitë për të penguar mandatimin e Thaçit sërish kryeministër.
Në këmbim mori postin e kryetarit të Kuvendit, zgjedhje që u konsiderua më pas antikushtetuese. Kriza u zgjidh në fundvitin e 2014-s me ndërhyrjen e ndërkombëtareve.
Që nga ajo kohë, LDK dhe PDK, për herë të dytë në Kosovën e pasluftës qeverisën së bashku, normalisht deri në vitin 2016, kur Thaçi u zgjodh president. Me ardhjen e Kadri Veselit në krye të PDK-së, situata ndryshoi.
Gjithnjë e më shumë u përvijua rruga drejt zgjedhjeve të parakohshme, jo vetëm se kreu i ri i ish-partisë së Thaçit prej disa muajsh ka nisur një turne nëpër Kosovë, por edhe me krizat e prodhuara nga shënimi i vijës së kufi