Adresimi i Veselit kundër Mustafës pas rrëzimit të qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kritikuar qeverisjen e Isa Mustafës në tri vjetët e koalicionit PDK-LDK.

Pas rrëzimit të sotëm të qeverisë Mustafa, Veseli në Facebook ka postuar një video në të cilën ka kritikuar qeverisjen “që nuk e ka çuar vendin përpara”.

Ky është adresimi i plotë i Veselit:

Qytetarë të dashur,

Kjo qeveri, e udhëhequr nga Isa Mustafa, nuk e ka çuar vendin tonë përpara në ritmin e duhur.

Zhvillimi ekonomik ka ngecur, krijimi i vendeve të punës ka ngecur dhe ne po ecim me hapa të ngadalshëm drejt integrimit në BE dhe NATO.

Si partner i koalicionit për tërë këto vite jam përpjekur t’i jap përkrahje të plotë kryeministrit Isa Mustafa për të lëvizur agjendën e integrimit euroatlantik. Por kjo nuk ka ndodhur.

Qytetarët e Kosovës dhe unë personalisht e kemi humbur besimin në udhëheqjen e Kryeministrit Isa Mustafa dhe kjo është arsyeja përse po shkojmë në zgjedhje.

Ne mund të bëjmë më shumë dhe duhet të bëjmë më shumë për vendin dhe qytetarët tanë. Pyetja me të cilën përballet Kosova në këto zgjedhje është shumë e thjeshtë: Kush mund ta ndërtojë në Kosovë të re?

Ka njerëz që padyshim nuk mund të ndërtojnë një Kosovë të re sepse u mungon guximi për të marrë vendimi dhe mungon ndjenja e përgjegjësisë shtetërore, por ka edhe të tillë që duan ta shembin Kosovën që e kemi ndërtuar së bashku me shumë mund e sakrifica.

Qytetarë të dashur, nuk duhet të lejojmë që njerëz të tillë të fitojnë. Është koha që qytetarët të zgjedhin një udhëheqje të re për Kosovën, që mund ta zhvillojë Kosovën më shpejt. Është koha për një fillim të ri.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme