Presidenti në largim i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili mbrëmë ka arritur në Prishtinë, nga sot do të fillojë vizitën zyrtare në Kosovë.
Nishani vizitën do ta fillojë me një takim me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi.
Papara takimit në Sheshin “Ibrahim Rugova” atij do t’i bëhet pritje ceremoniale nga Grada e Nderit e FSK-së.
Bujar Nishani gjatë ditës do të pritet edhe nga kryeministri në detyrë, Isa Mustafa.
Të premten, në Asamblenë Komunale të Drenasit, mbahet ceremonia e seancës solemne, me ç’rast presidenti Nishani do të shpallet “Qytetar nderi i Komunës së Drenasit”.