Burime të KTV-së konfirmojnë se Alternativa është në bisedime me LDK dhe që po synojnë të arrijnë një koalicion të gjerë fitues të zgjedhjeve të 11 qershorit në mënyrë që t’i japin fund qeverisjes së PDK-së.
Sipas burimeve i mundshëm është edhe koalicioni me AKR-në. Negociata do të ketë edhe me Vetëvendosjen.
Këto burime i kanë thënë KTV-së se është formuar një grup punues i LDK-së dhe Alternativës, i cili po harton dokumentin mbi parimet e bashkëqeverisjes.
© KOHA.