Gruaja e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka lindur vajzën e saj, merr vesh Koha.net.
Ajo ka lindur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të enjten.
Gruaja e Deharit ishte shtatzënë në kohën kur ai ishte marrë në paraburgim, si i dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, që kishte ndodhur në gusht të 2016-s. Hetimet për këtë rast ende nuk kanë dhënë kurrfarë rezultati.
E Astrit Dehari ishte gjetur i vdekur në dhomën e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit të kaluar.
Rrethanat në të cilat vdiq aktivisti Dehari mbesin ende të pasqaruara, derisa sipas Vetëvendosjes, Qeveria e Kosovës ka refuzuar hetimin e pavarur ndërkombëtar për këtë rast. Nga ana tjetër institucionet vendore të drejtësisë besojnë se Dehari është vetëvrarë, version të cilin pos Vetëvendosjes nuk e beson as familja Dehari.
© KOHA.