Willaim Voker bashkon krerët e opozitës, VV, AAK, NISMA dhe AKR për koalicion parazgjedhor!

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së, në Kosovë, William Voker, është takuar me krerët e subjekteve politike, VV, AAK, NISMA dhe AKR për të diskutuar lidhur me një koalicion të mundshëm parazgjedhor në mes tyre, raporton GazetaBlic.com

Ky takim ka ndodhur në një lokal në përiferi të Prishtinës, me saktësisht në Gërmi.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Mefail Bajqinovci, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Wiliam Voker në këtë moment është duke zhvilluar biseda në një takim të pëbashkët me krerët e opozitës VV,AAK,NISMA dhe AKR për t’i bashkuar në një front të përbashkët.
Takimi po mbahet në restoranin e njohur “Villa Gërmia” Prishtinë“, ka shkruar ai.

Para këtij takimi, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me analistin politik Halil Matoshi, nga ku edhe e ka bindur që të aderoi në partinë e tij.

“Sakte.net” do të ju mbajë të informaur lidhur me këtë takim të përbashkët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme