Veseli: Sulmi ndaj Xharrës është një akt barbar dhe i patolerueshëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ka reaguar ndaj rrahjes së mbrëmshme ndaj gazetares Arbana Xharra e cila gjatë kësaj jave aderoi në PDK.

Këtë akt ai e quajti barbar dhe të patolerueshëm, gjithashtu një sulm qyqar.

Shkrimi i plotë i Kadri Veselit në Facebook:

Sulmi ndaj Arbana Xharrës është një akt barbar dhe i patolerueshëm.

Linçimi i vazhdueshëm i një gruaje dhe nëne, e cila ndër vite është shquar për veprimtarinë e saj të guximshme në të mirë të të gjithë shoqërisë sonë, është një sulm i radhës qyqar ndaj Arbanës, familjes së saj dhe demokracisë në vendin tonë.

Të gjithë duhet të jemi një, kundër së keqes, kundër cenimit të fjalës së lirë, të mendimit, shprehjes dhe orientimit politik.

Arbana edhe tani në angazhimin e saj në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës do të vazhdojë të japë më të mirën e saj për konsolidimin e demokracisë dhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të vendit.

Sulmuesit duhet të sillen para drejtësisë, kurse Arbanës i uroj shërim të shpejtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme