Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi ka thënë se koaicioni i cili do ta shpëtonte Shtetin do të ishte Lidhja Demokratike e Kosovë- Lëvizja Vetëvendosje- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës- Nisma për Kosovës së bashku me Shoqërinë civile, raporton Gazeta Blic.
Këtë gjë Abazi e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook.
Ja shkrimi i plotë i Haki Abazit:
“ Koalicioni i Madh per Shtetin e pensionon krimin dhe korrupcionin.
#LDKVVAAKNISMAShooqeriCivile”
Ndryshe, java e ardhshme pritet të jetë përfundimtare për zyrtarizimin e koalicioneve parazgjedhore ndërmjet partive politike, kjo pasi që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka caktuar datën 19 maj, si koha e fundit e certifikimit të partive dhe listave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.