Basha: Jemi mbi 600 mijë veta, ky është referendum historik

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është pritur me brohoritma teksa ka hipur në podium për të folur para mijëra protestuesve të ardhur nga e gjithë Shqipëria.

Basha u shpreh se në shesh ndodhen më shumë se 600 mijë veta, duke e cilësuar si një referendum historik pjesëmarrjen e qytetarëve.

“Kurrë më parë nuk ka mbledhur Shqipëria kaq shumë shqiptarë në një vend të vetëm si sot! Kurrë më parë nuk ka bekuar drita e Perëndisë, drita e Zotit, një bashkim zemrash si sot!

Kjo nuk është protestë! Ky nuk është manifestim! Ky është referendumi i shqiptarëve për Republikën e Re! Ju shoh të gjithëve, edhe ju atje pranë Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut, ju shoh dhe ju  përshëndes! Siç ju kam dëgjuar 85 ditë me radhë, sot shoh se jeni mbi 600 mijë shqiptarë në këtë shesh më shumë do të jeni në këtë referendum historik.

Më 18 shkurt, tre muaj më parë, u bashkuan në këtë shesh, për t’i thënë ndal keqqeverisjes, ndal drogës dhe për të kërkuar medoemos zgjedhje të lira, si themeli për qeveri demokratike dhe të ardhme evropiane për kombin tonë. U bashkuan në këtë shesh për 85 ditë e net me radhë, shqiptarë nga e gjithë Shqipëria, intelektualë, profesorë, artistë, pensionistë, dhe miq nga e gjithë bota që na qëndrojnë në krah në betejën tonë të pakthyeshme për demokraci te vërtetë. Ajo që nisi si në 18 shkurt si rruga e bashkimit i vetmi shteg për miliona shqiptarë të shtypur, të nëpërkëmbur, të dënuar, të mashtruar e të punësuar.”, -tha Basha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme