Ja emrat e LDK – së që mund ta zëvendësojnë Isa Mustafën si kandidat për kryeministër

“Në bisedë me bashkëpunëtorët e ngushtë kemi vendosur që në mandatin e ardhshëm të kemi një Kryeministër tjetër. Sepse ne duhet të hapim rrugë në LDK për kuadro. Duhet të hapim rrugë për njerëz të ri. Unë do të ulem me nënkryetarët e partisë, me sekretarin, me kryetarët e degëve dhe do të dalim me propozim se kush do të jetë Kryeministër i ardhshëm i Republikës nga LDK-ja”, ka thënë Kryeministri në shkuarje.
Mustafa ka thënë se qeverisja e tij ka dhënë shembull të mirë dhe se e ka luftuar krimin, korrupsionin dhe papunësinë.
Kujtim Shala, Sabri Hamiti dhe Lutfi Haziri janë emrat që përfliten brenda LDK – së si kandidatë për kryeministër nga radhët e kësaj partie, njofton portali Sakte.net
Përndryshe, që të tri figurat qendrore të LDK -së që përfliten si kandidatë të mundshëm të kësaj partie, sipas burimeve të portalit Sakte.net janë emra që gëzojnë përkrahjen e degëve dhe strukturave të kësaj partie./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme