Deklarata e tij e para 3 ditësh se “Kosova do të fus në Kushtetutë, Nishin, nëse Serbia nuk e largon nga Kushtetuta e saj Kosovën”, vazhdon të jetë tema kryesore në Serbi.
Pasi që dje më këtë deklaratë të Haradinajt u morën të gjithë krerët e shtetit serb, duke filluar nga presidenti e deri te Marko Gjuriq, gazetat serbe sot e kanë në ballinë ish kryeministrin kosovar, shkruan lajmi.net.
Edhe pse me një gjuhë të urrejtjes, gazeta më e madhe serbe, “Blic”, “e pranon” që Haradinaj tashmë e ka marrë jugun e Serbisë!
“Haradinaj tashmë na ka marrë jugun e Serbisë”, është titulli kryesor, ndërsa në nëntitull është deklarata e Haradinajt për “Nishin”. /Lajmi.net/