“Drynat e dashurisë” në Paris kthehen në shpresë për refugjatët

Të ardhurat e përfituara nga shitja me ankand publik, i drynave të dashurisë që turistët kanë vendosur mbi urat në lumin Sena (La Seine) në kryeqytetin e Francës, Paris, do të përdoren për nevojat e refugjatëve.

Nga shitja në ankand publik i “kyçeve të dashurisë” janë mbledhur 249.610 euro të ardhura, raporton Anadolu Agency.

Në ankandin i cili ishte ndërprerë për disa kohë për shkak të protestuesve të krahut të djathtë ekstrem, janë shitur edhe pjesët që i përkasin Pont des Arts, që është ura ku janë vënë më së shumti kyçet.

Turistët në përgjithësi pasi mbërrijnë në këtë urë vendosin kyçin dhe më pas çelësin e hedhin në lumin Sena, si “dokument” i pavdekshmërisë së dashurisë së tyre.

Kyçet e varur në urë në vitin 2015 u hoqën për shkak se kishte rrezik të shembjes së saj.

Turistët më pas filluan të vendosin kyçet në urat e ngjashme të tjera mbi lumin Sena.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme